Transmetuar më 17-11-2019, 21:04

Khabib Nurmagomedov është një luftëtar i pamposhtur në sportin e MMA.

Kampioni i peshës së lehtë në UFC thuhet se nuk ka humbur asnjë raund në jetën e tij, por tani ka ardhur “disfata” e parë e luftëtarit të pamposhtur.

Ka qenë pikërisht babai i tij Abdulmanap Nurmagomedov ai që ka mposhtur të birin e tij në një ndeshje mundjeje.

Khabib ka kërkuar ndihmë, në formë shakaje nga trajneri i tij Javier Mendez, i cili po filmonte këtë ndeshje, por ai ka qenë shumë i zënë duke regjistruar këtë moment të rrallë.

Më poshtë keni videon.