Macja lind me dy fytyra! Ha me të dyja gojët njëkohësisht
Transmetuar më 17-11-2019, 14:14

Një mace e pagëzuar me emrin “Duo”, ka ardhur në jetë me një patologji të rrallë, gjë që e bën që të ketë dy fytyra. Por fatmirësisht, i është dhënë mundësia që të ndryshojë në sajë të dashurisë së pronarit tësaj, doktor Ralph Tran, i cili e adoptoi pasi e nëna e përzuri.

Ndërsa pjesa më e madhe e maceve me kushte të tilla jeton vetëm pak ditë, Duo tashmë është katër muajsh, në sajë të kujdesit me kohë të plotë të doktor Tran.

Veterineri amerikan nga California, shpjegoi se e e adoptoi Duo teksa ndodhej në udhëtim, ku duke kaluar Coloradon dhe një mike e tij i foli për macen e braktisur nga e ëma.

Qysh nga marrja e saj në kujdestari, ai ka treguar në Facebook gjiothë ecurinë dhe sfidat e përballuara.

Por pavarësisht kurave dhe vështirësive ai thotë se “Duo nuk dorëzohet”.

“Ka mësuar që të hajë vetë me të dyja gojët, ndonëse ka vështirësi në frymëmarrje. Gjithashtu ka arritur në një peshojë rreth 600 gramë. Problemi është se të dyja gojët duan që të ushqehen në të njëjtën kohë dhe për këtë arsye mundohet gjatë yshqyerjes”, thotë mjeku, i cili pretendon që macja e tij të jetojë gjatë, ndryshe nga raste të ngjashme që nuk kanë jetuar më shumë se disa ditë. /a.y/noa.al/

Loading...
Loading...