Transmetuar më 17-11-2019, 12:39
Foto ilustruese

Dy vëllezër nga Pogradeci kanë rënë në duart e policisë për kanosjen ndaj një 21-vjeçari.

Të dyshuarit E.M., 29 vjeç dhe D.M., 24 vjeç, banues në fshatin Buçimas u përfshinë në një konflikt fizik më 17 shtator në rrugën e Tushemishtit.

Gjatë sherrit, 24-vjeçari dëmtoi xhamin e fenerit të automjetit në pronësi të 21-vjeçarit, të cilin e kanosën që të mos kallëzonte në polici për ngjarjen.

Vëllezërit u ndaluan nga policia për veprën penale "Kanosja për të mos kallëzuar, kryer në bashkëpunim".

Specialistët e hetimeve në Pogradec bënë ndalimin e shtetasve dhe i kaluan materialet Porkurorisë që të vijojë me zbardhjen e ngjarjes.