Transmetuar më 17-11-2019, 09:28

Një djalë 24-vjeçar me emrin Ross Parker, gjeti vdekjen i rrëmbyer nga dallgët e detit të trazuar, në tentativë për të shpëtuar nënën. Ishte duke bërë një shëtitje të qetë buzë detit pas dreke, kur papritur ndodhi tragjedia.

Historia tronditëse vjen nga Dorset, në Angli. Nëna e Ross, Sam Ord, ka publikuar fotografinë e fundit të të birit buzë detit, të shkrepur pak çaste para se të humbte jetën, atë pasdite 3 nëntori.

“U bë hero për mua, nuk e mendoja që do e varrosja”, shkruan gruaja. Ajo kishte shkuar për të takuar të birin Ross në Leigh, të Dorset, ku i riu ishte transferuar në shtator për të punuar në një hotel. Ai shpresonte se do të qëndronte gjithmonë aty, duke thënë se kishte gjetur vendin ku ndihej i lumtur.

Atë pasdite deti ishte i trazuar dhe teksa njerëzit shëtisnin buzë detit, mes tyre edhe nëna e Ross, dallga e tëroqi gruan në ujë. Ajo tentoi që të ngrihej por pa rezultat.

Kështu djali tentoi që të shpëtojë nënën, por dallga e përfshiu edhe atë. Por teksa dallga e shtyu gruan në breg, Ross u zhuk pa gurmë. Trupi i të riut u gjet vetëm mëngjesin pasues më 4 nëntor, ndërsa gruaja ndodhet në shok. /a.y/noa.al/