Transmetuar më 16-11-2019, 06:31

Në Tiranë, pritet të përurohet stadiumi i rindërtuar duke pasur si ndeshje të parë, atë të kombëtares sonë të futbollit me atë të Francës.

Ky stadium me rreth 22 mijë vende, ka kushtuar të paktën 75 milionë euro.

Stadiumi, siç shihet qartë në fotot që ju sjell noa.al në galeri, ka një tribunë të ngrënë, pasi ajo është përlarë duke shkuar gjetiu.

Shumë njerëz thonë se kjo është dhe shëmtia e stadiumit të ri. Ata theksojnë se është e papranueshme që stadiumi i dikurshëm kombëtar Qemal Stafa të ketë vetëm 3 anë të plota për tifozët dhe jo katër siç ka pasur më parë.

Për më tepër stadiumi duket të jetë dhe me identitet të fshirë. Ndonëse kishte emrin e një prej heronjve kryesorë në luftën nacionalçlirimtare, Qemal Stafa u zhduk nga emërtesa zyrtare.

Prej vitit 2016 kur nisën punimet dhe deri dje, ky stadium u quajt Arena Kombëtare. Madje dhe biletat siç shihni në galeri, janë shitur për ndeshjen e parë, pikërisht me këtë emër.

E ndërkohë, njoftohet se stadiumi ka marrë emrin e një kompanie fluturimi që ka vetëm ca javë që ka nisur fluturimet nën ombrellë turke.

Satiristi Helidon Tahiraj vlerëson: "Stadiumi i ri, (pa hotelin) u dha per 650 mije euro ne vit per reklamim. Iu dha kompanisë Air Albania. 10% e kesaj kompanie, zoterohet nga shteti shqiptar. Me rregull 3.3-shi d.m.th qe 65 mije euro ne vit jane te publikut. E nuk mbani mend Kopanin kur thoshte qe asnje kacidhe e parave publike nuk do harxhohej?"

Por a ka kushtuar vërtet mbi 70 milionë euro ky stadium? Gazetari Helidon Tahiraj thotë: "Nese besoni se ky kotec ka kushtuar 70 milionë euro, atehere perse mos te besoni qe, UFO-t fluturuan mbi Roskovec… "

Në vijim analisti i njohur satirik shton: "Ndertuan e pakta 20 mije metra katore dyqane dhe mbi 35 mije metra katrore hotel. Dhe në kembim "dhanë" këtë kotec, nderkohe qe pronari i tokes (ne rastin konkret shteti), duhet të merrte më e pakta 35% të dyqaneve dhe hotelit".

Këto problematika po kalojnë jo pa shqetësim në radhët e shumë qytetarëve.

Në këtë kuadër, emra të njohur të satirës sonë fshikullojnë dukurinë paradoksale, tipike shqiptare.

Ylli Dylgjeri shkruan: "Me rindërtimin e Stadiumit të Ri Kombëtar, Kryeministri tregoi se nuk ha vetëm emrin e tij por edhe 1 Tribunë!!!"

Gazetari Tahiraj veçon: "Dmth stadiumi yne paska kushtuar 70 milione euro, me 22 mije vende. Mbi 3 mije euro per vend. Nuk pres nga ata qe mbrojne vendin e punes, te flasin per vendet e stadiumit. Tabelat me poshte tregojne… Cilat nga mediat nuk ka ngrene peshkun e Rames dhe Veliajt, mund t’i botojne…"

Tabela e detajuar

Satiristi Helidon Tahiraj vijon plot humor të zi duke riprodhuar bisedë mes qytetarësh: "-Dua te shkoj ne Kukes. Sa kushton bileta, shofer? -7 mije euro. -Si bre, 7 mije euro, nga Hasi ne Kukes?! -Une do shkoj ne Londer, por meqe kam rrugen per ne Kukes, te marr po pagove 7 mije euro. Eshte si puna e stadiumit. Ai kushton 15 milione euro, por meqe 55 milione euro kushton hoteli, themi qe stadiumi kushton 70 milionë euro…"