Zbulimi i dhimbshëm për pagën mes meshkujve dhe femrave
Transmetuar më 15-11-2019, 14:45

Më shumë para dhe rrogë më e lartë për meshkujt dhe shumë më pak për femrat. Si në sektorin privat edhe në atë publik, është kjo ajo që ndodh.

Të paktën në shtetin fqinj Itali, sipas të dhënave të publikuara së fundmi, ku flitet për diskriminimin e dhimbshëm në pagesë.

Rezulton se minimalisht një mashkull çon në shtëpi në vit 24 mijë e 759 euro ndërsa një femër 17 mijë e 165 euro, shumë e cila rritet me kalimin e viteve.

Në mediat italiane thuhet se, në këto përfundime u arrit pasi u monitoruan 3.5 milionë punonjës.

Sakaq paga mesatare vjetore e një mashkulli italian shkon 32 mijë e 968 euro, në rritje prej 3.1% në raport me vitin e mëparshëm, ndërsa për femrën shkon 29 mijë e 120 euro, pavarësisht se puna që bëjnë është e njëjtë.

Gjatë viti 2018, janë rreth 22% e punonjësve meshkuj që kanë bërë një punë me kohë të pjesshme, ndërsa për femrat kjo përqindje ëstë rreth 10.6%./a.y/noa.al/

Loading...
Loading...