U njohën online, i riu përdhunon dhe grabit të moshuarën 70 vjeçe
Transmetuar më 15-11-2019, 08:53

Një djalë i ri 29-vjeçar u arrestua nga policia italiane për përdhunimin dhe grabitjen e një gruaje 70-vjeçare.

E moshuara u sulmua në shtëpinë e saj në Milano për 11 orë, nga ora 22.00 e 3 nëntorit, deri në orën 09.00 të një dite më pas.

Ishte vetë e moshuara ajo që e kishte kontaktuar online të riun, duke i kërkuar marrëdhënie seksuale me pagesë. I arrestuari Daniele Corona, u dërgua në burg nën akuzën e përdhunimin dhe grabitjes.

Nga hetimet e kryera rezultoi se i riu ka edhe precedentë të mëparshëm për ngjarje të tilla, por edhe për drogë.

I dyshuari, siç raportojnë mediat italiane pasi i fiku tre celularët të moshuarës, ia vodhi, e përdhunoi dhe më tej e goditi me grushta dhe shqelme, si dhe e kërcënoi me thikë që të mos tregonte asgjë dhe të mos bënte zë.

Vetëm kur Corona u largua, e moshuara bëri denoncimin në polici, duke çuar në arrestimin e 29-vjeçarit. /a.y/noa.al/

Loading...
Loading...