Transmetuar më 13-11-2019, 09:57

Gjatë intervistimit që po kryhet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku, deklaroi se institucioni i drejtuar prej saj është në vështirësi.

Këtë gjë ajo e argumentoi me procesin e vetingut, teksa tha “Kjo situatë e vështirë vjen për shkak të shkarkimeve të shumta prej procesit të vetingut, ku një prokuror ka shumë çështje në ngarkim”.

Më tej ajo foli për një periudhë aspak të lehtë, duke nënvizuar se i gjithë sistemi është në reformim të thellë.

Sipas saj, edhe aktualisht mungon Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe disa nga hallkat e sistemit. Po ashtu Marku tha se nuk mund të kesh rezultate kur mungojnë disa hallka të sistemit dhe kur i ke kompetencat e kufizuara.

Si prioritet të saj, Marku tha se synon pastrimin e sistemit nga prokurorët inkopetent. Marku tha se eksperienca e krijuar si kryeprokurore e përkohshme, i krijon bindjen se mund ta çojë punën e saj më tej.

Ajo ka treguar se kam nisur punë fillimisht në Fier dhe më pas ka kaluar si prokurore në Shkodër, të cilën e cilësoi si një prokurori me vepra penale te larmishme dhe jo të lehtë si punë.

“Në viin 2014 në Shkoder task forca e drejtuar nga unë arriti rezultate të njëjta me Tiranën. Në dhjetor 2017 ju përgjigja thirrjes së Kuvendit për prokuror të përgjithshëe. Pata kurajo të kandidoj. E dija që do kishte pak kandidatë por pata kurajo të kandidoj. Prej vitit 2017 një periudhë jo e lehtë, vitin e parë të punës s’kishte as KLP ende s’ka inspektor të Larte të Drejtësisë. Në karrierën time kam hetuar vepra të ndryshme penale. Kam hetuar më gjatë korrupsionin e krimet ekonomike. Kam hetuar vrasje për gjakmarrje e hakmarrje si edhe çështje pranë Krimeve të Rënda. Prej 2004 kam përfaqësuar dhe dy dosje trafiqesh”, deklaroi Marku.

Më tej tha se ka mbështetur publikisht cdo prokuror me dosje sensistive të cilat presim të përfundojnë sa më parë në SPAK.

Marku shtoi se nëse do të kthehej pak në kohë nuk do të bënte asgjë ndryshe nisur nga kompetencat e kufizuara që ka tani Prokrurori i Përgjithshëm.

Pas saj do të intervistohen edhe dy kandidatët e tjerë për kryeprokuror, prkurori i Krimeve të Rënda Olsian Çela dhe ajo e Apelit Tiranë, Fatjona Memçaj. /a.y/noa.al/