Transmetuar më 13-11-2019, 07:58
Gjatë vitit të fundit ata ishin një prej çifteve më të komentuar të showbizit shqiptar, ndërsa tashmë vjen lajmi i ndarjes.
Reperi Fero konfirmon se i ka dhënë fund bashkëjetesës me partneren e tij modele, Arbenita Ismajli dhe se tashmë nuk janë më bashkë.
Gjithçka e ka konfirmuar në rrjetet sociale teksa është pyetur “A mund ta di nëse je ndarë nga bashkëshortja?”, ku këngëtari është përgjigjur “Po”
Më tej i pyetur se kush e kishte fajin, pranoi se fajtori ishte ai.
Këto përgjigje këngëtari i shoqëroi me ikona të qari, çka lë të kuptohet se Fero ndihet keq për këtë ndarje. /a.y/noa.al/