Transmetuar më 12-11-2019, 18:47

Studentja e universitetit po bënte slefie, pas një guide me shokët, por ra nga lartësia dhe humbi jetën.

Familja thotë se vendi ishte i papërshtatshëm dhe duheshin këshilluar studentët, por menaxherët e parkut nuk pajtohet me akuzat.

Familja e studentes së universitetit kinez që u rrëzua për vdekje ndërsa po realizonte një selfie, fajëson sigurinë dhe menaxhimin e keq të një prej maleve më të famshëm të Kinës.

Studentja e quajtur Deng vdiq pak ditë më parë, pasi ra nga Mali Huashan, i njohur për shkëmbinjtë e pjerrët dhe shtigjet e tmerrshme të shëtitjeve, në provincën veriperëndimore të Shaanxi.

Familja e saj pretendon se pengesa në mal ishte e papërshtatshme, ndërsa menaxhimi i Parkut Kombëtar Huashan tha se studentja ishte një e rritur që ishte përgjegjëse për veprimet e saj, sipas një raporti të hënën nga faqja e internetit e video Pear Video.

Deng kishte qenë duke ndarë selfie për përparimin e saj në mal me shokët e saj të klasës, në grupet "chat", dhe u shkëput deri sa u zhduk papritur, thuhet në raport. Universiteti i saj, në provincën qendrore të Hunanit, e bëri me dije policinë një ditë më vonë pasi dështoi të kontaktonte me të, dhe gjithashtu njoftoi familjen e saj se ajo kishte humbur.

Autoritetet e zonës malore ranë dakord t’i japin familjes së Deng 40,000 juan (5.700 dollarë amerikanë) si "ndihmë humanitare", por familja mendon se drejtuesit e giudës duhet të marrin përgjegjësitë e plota për vdekjen e saj.

Nëna e Deng, e quajtur Yang, tha që familja po negocionte me menaxhimin e guidës turistike.

"Menaxheri  këmbënguli se ata nuk janë aspak përgjegjës. Ata thanë që vajza ime ishte e rritur dhe vdekja e saj ishte shkaktuar nga veprimi i saj për të bërë një selfie,” u citua të thotë Yang.

Përdoruesit e internetit ishin të ndarë nëse autoritetet që kanë nën ruajte malin duhet të fajësoheshin për vdekjen e Deng./NOA.al