Transmetuar më 12-11-2019, 15:32
Kolegji i Posaçëm i Apelimit përfundon hetimin gjyqësor për rastin e ish-prokurorit sot gjyqtar kushtetues Besnik Muçi. Në seancën para vendimit i cili do të jepet më 21 nëntor, Komisioneri Publik i ka qëndruar kërkesës së tij për shkarkimin e Muçit me argumentin se ka deklarime të pasakta dhe të pamjaftueshme në lidhje me pasurinë. Muçi i cili u konfirmua më herët në shkallën e parë të vettingut e më pas u dekretua nga presidenti Ilir Meta, gjyqtar kushtetues tashmë është në dorën e KPA-s nëse do e shkarkojë apo lërë në detyrë. Vetë ai i pranishëm në këtë seancë kërkoi rikonfirmim në detyrë me argumentin se ka kaluar vettingun  si nga KPK ashtu edhe nga KED ku gjithçka ka rezultuar e justifikuar. Komisioneri Publik  vlerëson se nuk ka dokumentacion të mjaftueshëm për huatë e marra. Po ashtu nuk ka dokumentacion te mjaftueshëm për aftësinë financiare të të afërmve që i kanë huajtur para. Sipas raportit të DSIK, Muçi ka kontakte të papërshtatshme me një biznesmen, i cili rezulton me probleme ligjore. Sipas raportit të DSIK, gjyqtari Besnik Muçi i detyrohet biznesmenit Armand Lilo shumën prej 21 mijë euro, pasi te ai ka blerë një banesë. Muçi tha se nuk e ka hetuar asnjëherë Lilon dhe se nuk kishte dijeni se ai kishte probleme me ligjin./b.l/noa.al/

Kolegji i Posaçëm i Apelimit përfundon hetimin gjyqësor për rastin e ish-prokurorit sot gjyqtar kushtetues Besnik Muçi.

Në seancën para vendimit i cili do të jepet më 21 nëntor, Komisioneri Publik i ka qëndruar kërkesës së tij për shkarkimin e Muçit me argumentin se ka deklarime të pasakta dhe të pamjaftueshme në lidhje me pasurinë.

Muçi i cili u konfirmua më herët në shkallën e parë të vettingut e më pas u dekretua nga presidenti Ilir Meta, gjyqtar kushtetues tashmë është në dorën e KPA-s nëse do e shkarkojë apo lërë në detyrë.

Vetë ai i pranishëm në këtë seancë kërkoi rikonfirmim në detyrë me argumentin se ka kaluar vettingun  si nga KPK ashtu edhe nga KED ku gjithçka ka rezultuar e justifikuar.

Komisioneri Publik  vlerëson se nuk ka dokumentacion të mjaftueshëm për huatë e marra. Po ashtu nuk ka dokumentacion te mjaftueshëm për aftësinë financiare të të afërmve që i kanë huajtur para.

Sipas raportit të DSIK, Muçi ka kontakte të papërshtatshme me një biznesmen, i cili rezulton me probleme ligjore.

Sipas raportit të DSIK, gjyqtari Besnik Muçi i detyrohet biznesmenit Armand Lilo shumën prej 21 mijë euro, pasi te ai ka blerë një banesë. Muçi tha se nuk e ka hetuar asnjëherë Lilon dhe se nuk kishte dijeni se ai kishte probleme me ligjin./b.l/noa.al/