Vajza 10 vjeçe përdhunohet nga vëllai 15, ngelet shtatzënë/ Si e zbuloi nëna në muajin e tetë
Transmetuar më 12-11-2019, 13:12

Në moshën 10-vjeçare zbuloi se ishte shtatzënë, pasi u përdhunua nga vëllai 15 vjeç.

Gjithçka u zbulua kur ishte në muajin e tetë të shtatzënisë, pasi u përdhunua nga vëllai i saj. Nëna e çoi vogëlushen në spital, pasi e mitura ankohej për dhimbje barku.

Kur u vizitua nga mjekët, u zbulua se ishte në pritje të një fëmijë dhe se ishte në fazë të avancuar.

Vogëlushja nga Posadas, në provincën e Misiones, në veri të Argjentinës, tregoi më pas se çfarë i kishte bërë i vëllai.

E mitura tha se nuk e dinte mirë se çfarë kishte ndodhur, ndërsa përshkroi gjithçka i vëllai i kishte bërë.

Vogëlushi që do të lindë do i besohet gjyshes, ndërkohë që 15-vjeçari është larguar nga familja, për të qëndruar te një hallë e tij në vijim të hetimeve, shkruan noa.al.

Nëna e dy fëmijëve mbeti e shokuar nga zbulimi, duke thënë se nuk dinte asgjë mbi gjithë sa kishte ndodhur dhe as kishte dyshime për diçka të tillë. /a.y/noa.al/

Loading...
Loading...