Transmetuar më 12-11-2019, 12:47

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.

Ky vendim vjen një ditë pasi Prokuroria lëshoi urdhrin e arrestit ndaj tij, ndërkohë që nga kotrolli i kryer nuk u gjet në bajnesë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shkarkoi më 1 nëntor Agim Kajmakun, duke e gjetur mandatin e tij të pavlefshëm.

Ky shkarkim erdhi pasi u verifikua nga Prokuroria se Agim Kajmaku, ka falsifikuar formularin e Dekriminalizimit, duke fshehur arrestimin dhe hetimin në Greqi për veprën penale të përdorimit të parave false, si dhe duke fshehur identitetin e rremë të përdorur në Greqi për prindërit e tij.

Kajmaku rezulton i dënuar në shtetin grek dhe njihej me emrin Jorgo Toto.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka shpallur në kërkim me masë sigurimi me arrest në burg, në lidhje me hetimin që zhvillohet në ngarkim të Agim Kajmakut, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i formularëve”, dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”. /a.y/noa.al/