Transmetuar më 12-11-2019, 09:45
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë italiane, është arrestuar nga policia e Durrësit.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një të dyshuarit, policia e Durrësit në bashkëpunim me Interpol Tirana, bënë arrestimin e të shpallurit në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi.

Bëhet fjalë për Renato Zefi, 29 vjeç, banues në Durrës, i dënuar me parë me armë mbajtje pa leje.

Arrestimi i tij u bë pasditen e kësaj të hëne.

I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma-Itali, më datë 8 nëntor 2019, pasi Gjykata Bergamo, Itali, ka lëshuar urdhër srresti, për kryerjen e veprave penale në fushën e narkotikëve, parashikuar nga nenet 73 dhe 80 të Dekretit Presidencial nr.309/1990 “Për drogat” dhe nenet 81 dhe 110 i Kodit Penal Italian. /a.y/noa.al/