Transmetuar më 11-11-2019, 21:31

Ronaldo nuk është duke kaluar momentet më të mira me Juventusin, madje trajneri Sarri ka marrë guximin edhe që ta zëvendësojë.

Duket se marrëdhëniet mes tij dhe numrit një të stolit janë krisur, pasi një lojtar si Ronaldo kurrësesi nuk pranon që të zëvendësohet.

Nisur nga kjo situatë, shtypi shkruan për një kalim të portugezit te Mançester Junajtid, në Angli.

Sipas asaj që raporton “Calciomercato.com”, klubi anglez është gati të transferojë në “Old Traford” Ronaldon. /k.k/noa.al/