Transmetuar më 11-11-2019, 21:12

Një ngjarje e pazakontë vjen nga Zvicra, ku një fermer është zbuluar se abuzon seksualisht me të gjitha kafshët në fermën e babait të tij.

I thirrur me emrin Andreas F, ai u kap duke abuzuar seksualisht me delet, lopët, viçat, dhitë, derrat, madje edhe qeni.

Ai u zbulua fare rastësisht, ku pas abuzimit seksual me një kafshë mbeti i plagosur.

Gjykata e Qarkut Weinfelden në kantonin Thurgau e dënoi Andreas me tre vjet psikoterapi për të kuruar shtytjen e tij seksuale ndaj kafshëve.

Psikologët thonë se shumë pak pacientë me zoofili (dashuri për kafshët) janë të gatshëm të zbulojnë çrregullimin dhe të aplikojnë për trajtim.

“Ata shpesh bëhen të turpëruar ose kanë frikë nga komentet e këqija për rrethinat e tyre”, thotë Sebastian Dittert, një psikiatër dhe specialist i psikoterapisë që ka hulumtuar shkencërisht zoofilinë. /k.k/noa.al/