Transmetuar më 11-11-2019, 19:39

Shëndeti i secilit është i lidhur në mënyrë të pashmangshme edhe me atë se çfarë konsumohet.

Ushqime të caktuara kanë vlera të caktuara ushqyese, por ekzistojnë disa lloje me të cilat nuk duhet ta tepëroni.

Ja disa prej ushqimeve, konsumimi në masë i të cilave iu bën dëm.

Avokado

Me vlera të patjetërsueshme, por konsumi i tepërt i yndyrës që përmban ndikon keq në organizëm.

Arrat

Arrorët janë një burim i shkëlqyer i yndyrnave të shëndetshme dhe i bëjnë mirë zemrës.

Ngrënia në masë stimulon dhimbjen e kokës.

Peshku ton i konservuar

Ky peshk përmban shumë proteina dhe acide yndyrore omega-3 që janë shumë të rëndësishme për shëndetin.

Megjithatë, nëse ju e teproni me peshkun ton atëherë do të keni në organizëm sasi të mëdha mërkuri që është i rrezikshëm për shëndetin.

Djathi Nëse ju e teproni me djathin, sidomos atë të picës që shkrihet dhe është plot yndyrë, mos prisni të keni përfitime prej tij.

/k.k/noa.al/