Transmetuar më 11-11-2019, 18:25

Pamjet janë të frikshme dhe tregojnë një makinë që pas “fluturimit” përfundoi brenda një apartamenti në katin e dytë të një pallati në New Jersey.

Për fat të keq nga kjo ngjarje humbën jetën dy të rinj, 22-vjeçari Braden DeMartin, që drejtonte makinën, dhe 23-vjeçari Daniel Foley.

Bëhet e ditur se automjeti po lëvizte me shpejtësi të lartë deri në momentin që u përplas me një nga barrierat mbrojtëse.

Makina më pas përfundoi në katin e dytë të pallatit.

Sipas ekspertëve, objekti në të cilin u përplas makina, duhet të shembet e gjitha pasi është dëmtuar rëndë.