Transmetuar më 11-11-2019, 12:42

Revista aktuale Biologjia ka lëshuar një zbulim të bujshëm. Grupi u drejtua nga Bryan Fry, nga universiteti Australian i Queensland, dhe Nicholas Casewell, nga universiteti britanik në Liverpool.

Në fundin e koraleve në Australi jeton një peshk që mund të përdoret si qetësues! I përket familjes Blennidi dhe ka gjatësi rreth 5 centimetra dhe mbron veten me një helm të ngjashëm me heroinën dhe morfinën që injekton me dy ‘brirët’ e mëdha.

Kjo substancë largon dhimbjen dhe mund të hapë rrugën për zhvillimin e qetësuesve të rinj. "Është një nga peshqit më interesantë që kam studiuar ndonjëherë dhe prodhon helmin më intrigues për të gjithë, kimikisht unik," tha Fry.

Këto komponime shkaktojnë një rënie të papritur të presionit të gjakut dhe marramendje që ngadalësojnë lëvizjen e grabitqarit, i cili mbetet i çorientuar dhe i paaftë për të vazhduar gjuetinë.

"Përbërjet opioide, të cilat veprojnë si heroinë dhe morfinë, pengojnë dhimbjen. Nxjerrja e një "helmi" të ngjashëm nuk është e lehtë sepse peshqit injektojnë një sasi shumë të vogël”, tha Fry.

Studiuesit ishin në gjendje të mblidhnin sa duhet për analiza duke kafshuar shtupën e pambukut nga e cila ishte nxjerrë helmi./b.l/noa.al/