Transmetuar më 11-11-2019, 09:13

Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë do të votojë kandidaturat për anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese. Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji duhet të marrin respektivisht 84 vota.

Nëse ato nuk marrin votat e duhura gara për 2 vendet që plotëson Kuvendi në Kushtetuese, hapet nga e para, duke e shtyrë edhe disa muaj funksionimin e kësaj gjykate.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka dërguar Kuvendit dy listat e renditjes së kandidatëve për dy vendet vakante, më 14 tetor 2019. Ndërkohë, sipas ligjit, Kuvendi duhet të shprehet brenda 30 ditëve për të zgjedhur.

Zëvendësimi i Vladimir Kristos, vakancë e shpallur nga Kuvendi

Arta Vorpsi 89.642 pikë

Elsa Toska 85.428 pikë

Besnik Muçi 81 928 pikë

Zëvendësimi i Bashkim Dedja, vakancë e shpallur nga Kuvendi

Arta Vorpsi 89 42.2 pikë

Fiona Papajorgji 88.785 pikë

Elsa Toska 85. 428 pikë

Në datë 5 nëntor, në kufijtë e afatit që duhet të zgjidhte anëtarin e dytë, Meta i dërgoi një shkresë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, institucioni që ka renditur kandidatët për anëtarë.

Për Presidencën të gjitha vështirësitë kanë ardhur për shkak të procedurës që ka ndjekur KED dhe Kuvendi, sipas saj në kundërshtim me ligjin.

Arta Vorpsi është ligjërisht anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese, por nuk mund të nisë detyrën pa u betuar para Presidentit Ilir Meta./b.l/noa.al/