Transmetuar më 10-11-2019, 17:48

Shoferi që shkaktoi tragjedinë sot në mëngjes, Françesk Shaba, ku humbën jetën dy vajza adoleshente, u arrestua nga policia, pasi nuk kishte leje drejtimi të automjetit si dhe rezultoi i dehur.

Françesk Shabani arrestua për veprat penale “shkelja e rregullave të  qarkullimit rrugor “ dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.

"Arrestimi i këtij shtetasi u krye, pasi më datë 09.11.2019, rreth orës 23.30’, në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë, në fshatin Berzhitë, duke drejtuar automjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga e më pas është përplasur me një pemë”.

“Si pasojë e këtij aksidenti kanë  humbur jetën shtetaset  Denada Tarja, 17 vjeçe, dhe Suada Serjani 17 vjeçe,  ndërsa kanë mbetur të  dëmtuar  vetë drejtuesi mjetit dhe dy pasagjerët shtetasit E.A dhe O. M, të cilët ndodhen nen kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimi i dokumentacionit, rezultoi se drejtuesi i mjetit drejtonte automjetin ishte i pa pajisur me Leje Drejtimi të grupit "B".

Gjithashtu drejtuesi i mjetit u verifikua me aparatin alkool testues, ku rezultoi se sasia e alkooli ne frymëmarrje ishte 0.17 mg/l."

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /NOA.al