Transmetuar më 09-11-2019, 07:57
Moderatorja e njohur sportive, Vilma Masha është treguar e rezervuar për jetën e saj private.
Aq sa deri më tani publiku nuk e njeh bashkëshortin e saj, ndërkohë që çifti janë në pritje për tu bërë me fëmijë.
Por kur vjen puna te bebi, Vilma ka bërë një lëshim, duke zbuluar gjininë.
Ajo ka publikuar fotografinë e një fustani rozë, duke zbuluar se është në pritje për tu bërë me vajzë.
Tashmë ndan shumë pak kohë nga lindja e foshnjës ndërkohë që përgatitjet për lindjen kanë nisur. /a.y/noa.al/