Mini Shengeni Ballkanik, Vuçiç: E duam edhe Kosovën
Transmetuar më 08-11-2019, 20:41

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha sot se ai dëshiron që pjesë e mini Shengenit Ballkanik të jetë edhe Kosova.

Vuçiç ishte i pranishëm në Forumin e Davosit në Gjenevë dhe hodhi poshtë zërat se Serbia ka për qëllim anashkalimin e Kosovës në këtë proces.

“Disa do të thonë që Serbia po e përdor këtë sepse nuk dëshiron ta shohë Prishtinën në atë grup, gjë që nuk është aspak e vërtetë.

Është shumë e rëndësishme për ne dhe duam të shohim si Prishtinën, ashtu edhe Podgoricën e Sarajevën në atë iniciativë, por vendimi varet nga ata", tha Vuçiç.

Ai i dha vëmendje faktit se ka shumë njerëz në BE që janë kundër idesë sepse ata nuk janë “në avantazh”. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...