FOTO/ Bukuroshja e ekranit ndryshon tërësisht “look”, pas thirrjes në prokurori
Transmetuar më 08-11-2019, 20:28

Ka ndryshuar tërësisht pamje modelja dhe vajza e njohur e ekranit, Kejvina Kthella, pas lajmit se ajo është thirrur për të dëshmuar në prokurori.

Edhe ose mori shumë komente dhe komplimente me pamjen e saj të re, Kejvina nuk i shpëtoi dot kritikave, të ndjekësve të saj, që i kujtuan se ky ndryshim vjen pas lajmit, kur sapo u thirr për 10 orë për të dëshmuar në prokurori.

Mbrëmjen e të martës Kejvina Kthella është shoqëruar në Prokurori, ku është marrë në pyetje për disa orë, lidhur me arrestimin e Redjan Rrajës.

Vajza e njohur e ekranit është pyetur rreth Redjan Rrajës dhe lëvizjeve të tij, gjatë ditëve të fundit, pasi është i akuzuari kryesor mbi atentatin në Shkozet.

Kujtojmë se Rraja aktualisht është i ndaluar nga policia si i dyshuar për përfshirjen e tij në atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, dhe dy personave të tjerë, që ndodheshin brenda makinës së tij.

Në këtë atentat, humbi jetën hoferi i prokurorit, ndërsa Ndoji dhe një person tjetër u plagosën.

Hetimet kanë zbuluar se modelja e njohur kishte miqësi me Redjan Rrajën, i arrestuar pak ditë më parë në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria. Burime policore thanë se Kthella kishte bisedime të shpeshta telefonike me 34-vjeçarin Rraja dhe kjo ishte arsyeja e thirrjes së saj për të dëshmuar një ditë më parë./NOA.al

Loading...
Loading...