Si ta dalloni paradiabetin dhe disa këshilla për ta parandaluar
Transmetuar më 08-11-2019, 14:01

Në kategorinë e personave që janë me diabet, por nuk e dinë, ka edhe nga ata, te të cilët sëmundja mund të konsiderohet “embrionale”. Paradiabeti është një gjendje e karakterizuar nga vlera të larta të sheqerit në gjak, pra, më të larta se norma, por jo aq sa për të diagnostikuar një gjendje diabeti efektiv.

Në diabetologjinë moderne ka vite që flitet për konceptin e paradiabetit, që realisht përbën shumicën e pacientëve të padiagnostikuar. Koncepti i paradiabetit nuk është vetëm klinik, por mbështetet mbi këto parametra biokimikë:

Niveli mesatar 3-mujor i sheqerit në gjak ose HbA1c 5.7% – 6.4%, niveli esëll i sheqerit në gjak nga 100 – 125 mg/dl dhe së fundmi niveli pas 2 orëve të ngarkesës me sheqer 140 mg/dl – 199 mg/dl”, thekson dr. endokrinolog Dashamir Gjergji.

Por, cila është skema apo mekanizmi që ndihmon për të penguar avancimin e sëmundjes?

Aktiviteti, të paktën 30 minuta deri 60 minuta në ditë ecje. Ideale është të ushtroheni fizikisht çdo ditë ose minimalisht 5 ditë të javës.

Së dyti, rënia nga pesha. Qëllimi është të reduktohet 5% e peshës trupore e për të arritur këtë duhet tentuar të ulen 2 deri ne 4kg 2 -3 muajt e parë. Nevojiten të vendosen objektiva të mundshme në këtë drejtim.

Së treti, ushqimi i shëndetshëm, zëvendësoni yndyrat (sidomos yndyrat e ngopura) me produkte ushqimore me të pranueshme. Merrni 5 porcione në ditë fruta dhe perime.

Së katërti, gjumi normal. Të evitohen lodhjet ekstreme, punët me orar të zgjatur etj. Gjithmonë në balancë puna dhe pushimi.

Dhe së fundmi duhet t’i thoni stop duhanpirjes nëse nuk doni që gjithë jetën të vuani nga diabeti dhe pasojat e tij.

Çfarë duhet të bëjë një person mde paradiabet, që të mos zhvillohet plotësisht diabeti

Mbani peshën ideale. Ushqehuni ne menyre të shëndetshme. Ngrënie të rregullta, 3 vaktet kryesore, kjo mban stabël sheqerin në gjak dhe nën kontroll oreksin. Duhet të përfshini ushqimet me karbohidrate në çdo vakt, si p.sh drithëra, bukë, oriz, makarona, etj.. Duhet të konsumojnë sa më pak sheqer. Këshillohen të përdoren produkte me nivele të ulura të sheqerit, ose produkte pa sheqer. Të konsumojnë më pak yndyra dhe ushqime te skuqura. Ushqimet me yndyrë dhe të skuqurat përbëjnë risk për dëmtime të zemrës si dhe favorizojnë mbipeshën. Të konsumojnë fruta dhe perime 5 porcione në ditë. Preferohen të merren fruta dhe perime të freskëta, ose lëngje natyrale frutash. E mira do ishte që frutat të konsumohen gjatë ditës dhe në darkë të shërbehen perime dhe zarzavate./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...