Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohen dy persona në Lezhë
Transmetuar më 08-11-2019, 09:14

Një operacion i policisë së Lezhës i koduar “Dajci” ka vënë në pranga dy të rinj të shpallur në kërkim për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Mbrëmjen e kësaj të enjteje nga ana e policisë së Lezhës dhe forcës së posaçme “Shqiponjat”, u arrestua Kristian Ndoci, 25 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, i dënuar më parë, person në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Gjithashtu u vu në pranga edhe Kristian Petuku (Sherri), 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Ishull, Lezhë, i dënuar më parë, person në kërkim për veprën penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

Dy të rinjtë ishin shpallur në kërkim, pasi më datë 28 shtator në bashkëpunim me njëri-tjetrin në lagjen SMT, Lezhë, tek “Ura e Cenit”, pas një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur rëndë me armë zjarri shtetasin Saimir Nikolla.

Në lidhje me këtë ngjarje, Gjykata e Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy të rinjtë për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtja pa leje”./a.y/noa.al/

Loading...
Loading...