Transmetuar më 07-11-2019, 21:53

Lacio është eleminuar në mënyrën me të keqe të mundshme nga Europa League.

Portieri i kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha nuk arriti të ndalë një gol të evitueshëm në minutat e fundit.

Celtic, kryesuese e grupit, mund të quhet surpriza pasi renditet në vendin e parë.

Shkak për këtë disfatë është bërë paraqitja e dobët e italianëve dhe konkretisht mesfushorit me origjinë shqiptare, Valon Berisha.

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës u aktivizua nga stoli, por i mjaftuan pak minuta për bërë një gabim foshnjarak.

Teksa po përpiqej të ndërtonte një aksion sulmues, 27-vjeçari tentoi të shpërndajë lojën nga e djathta, por ia pasoi kundërshtarit.

Mundësi e cila u shfrytëzua në maksimum nga Celtic, me skocezët që mposhtën edhe Strakoshën për të marrë një fitore që i dërgon në raundin tjetër kualifikues të Europa League. /k.k/noa.al/