Arrestimi i Redjan Rrajës për atentatin ndaj prokurorit, bukuroshja e showbiz-it pyetet në polici
Transmetuar më 07-11-2019, 20:26

Policia ka marrë në pyetje një prej bukurosheve të showbiz-it shqiptar, Kejvina Kthella, e cila mësohet se ka miqësi me Redian Rrajën.

Ky i fundit është arrestuar dy ditë më parë, si i dyshuari kryesor i atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, edhe pse ai e ka mohuar se është përfshirë në këtë ngjarje.

Hetimet kanë zbuluar se modelja e njohur kishte miqësi me Redjan Rrajën, i arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

Sipas hetimeve të deritanishme, Kejvina ka pasur komunikime të shpeshta telefonike me të. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...