Pas atentatit ndaj prokurorit, thirret për të dëshmuar e dashura e Redjan Rrajës
Transmetuar më 07-11-2019, 20:04

Prokuroria për Krimet të Rënda ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të një servisi pranë vendit ku ka ndodhur atentati ndaj prokurorit të Durrësit, dhe dy të tjerëve që ndodheshin në makinë me të, ndërsa gjatë  ditëve të fundit është arrestuar edhe i dyshuari i parë.

Ngjarja e rëndë ndodhi të premten e kaluar  te mbikalimi i Shkozetit. Në atentat mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoj dhe Pëllumb Muharremi, ndërsa sot ndërroi jetë shoferi i prokurorit Arjan Ndoj, Andi Maloku, 30-vjeç.

Maloku ishte sjellë në spitalin e Traumës në Tirane, kur për 7 ditë qëndroi nën kontroll dhe terapi intensive nga mjekët. Por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Prokurorët po punojnë për të parë dhe identifikuar autorët që kanë qëlluar me dy kallashnikovët ku njëri prej tyre është bllokuar. Ndërkohë në makinën Mercedes Benz, që u braktis nga autorët, sipas hetimeve janë gjetur një tjetër gjurmë gishti që si përket Redjan Rrajës.

Ndërkohë organi i akuzës ka marrë sot në pyetje të dashurën e Redjan Rrajës, me iniciale K. K. Thirrja e saj për të dëshmuar ka pasur si qëllim nga hetuesit për të mësuar më tepër rreth të dashurit të saj, se ku ndodhej ai ditën e atentatit. /NOA.al

Loading...
Loading...