Forma e thonjve zbulon çfarë personi jeni, mësoni më shumë për veten
Transmetuar më 07-11-2019, 12:01

A e keni ditur që forma e thonjve në esencë është edhe formë e personalitetit tuaj? Në raport me atë se çfarë është forma e thoit, po ato karaktere i keni në vete. Dhe ajo që është e pabesueshme është që vërtet vlen për secilin person dhe prandaj këtë njohuri mund ta përdorni si përparësi në marrëdhëniet me njerëzit e tjerë.

1.Thonj të gjatë vertikalisht- Me shumë mundësi je romantik. Ke një imagjinatë të mrekullueshme, je mesatarisht i durueshëm. Mund të jesh perfeksionist dhe mund të mahnitesh lehtë. Vë re gjërat që pak veta i vënë re. Njerëzit të duan ty. Ti shkon mirë me shumicën e njerëzve.

2.Thonj të gjerë anash– Ndryshe prej numrit 1, nuk duron shumë. Megjithatë, je një mendimtar i mprehtë dhe i thellë. Edhe pse nuk duron shumë, njerëzve i pëlqen mënyra direkte që përdor. Mund të gjesh diferencën midis gënjeshtrave dhe të vërtetës. Kjo të mundëson të jesh një këshilltar i mirë. Nuk i thua njerëzve atë që duan të dëgjojnë, por atë që kanë nevojë të dëgjojnë.

3-4.Thonjtë “vezë e rrumbullakët”- Je tipi pafundësisht i lumtur. Je paqësore. Ti shijon të bësh gjërat në një mënyrë unike. Rrallë shkon me atë që bën shumica. Edhe pse je i lidhur me ndjenjat tuaja, nuk i lejon ato të mbizotërojnë mbi ty.

5.Thonj katror- Je tipi kurajoz. Je i lindur për të qenë lider natyror. Ke një sjellje serioze që mund të mos jetë më e mira për njerëzit, por kjo ndikon edhe pozitivisht, mbi natyrën tënde të mirë dhe kështu momentet mes teje dhe njerëzve rreth teje janë më të bukur dhe më argëtues.

6-7.Thonj me tri kënde- Je i zgjuari i grupit. Tipikisht je inovativ dhe brilant kur të tjerët kërkojnë më të mirën nga ti. Ofron ide të reja shumë shpejt. Njerëzit që takon, mbesin të mahnitur nga ti.

8.Thonj “bajame”- Je i sinqertë, shoqëror dhe i besueshëm. Je i sjellshëm por direkt kur është nevoja. Njerëzit shijojnë kohën me ty, sepse ti gjen të mirën tek secili. Je i zoti për të përballuar situatat e vështira.

9.Thonj shpatë- Në jetën tënde, je shpesh si maja e shpatës. Je ambicioz. Punon shumë. Ke qëllime dhe nuk do të pushosh deri sa ti realizosh. Je i plotësuar dhe mund të përballosh punë të vështira edhe nëse janë larg ideve tuaja. Ambicia jote është shpesh ngjitëse tek të tjerët./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...