Vizita në Kalabri, arbëreshët i rezervojnë pritje të ngrohtë Metës
Transmetuar më 07-11-2019, 11:25

Presidenti i vendit Ilir Meta e ka nisur ditën e punës sot në Kalabri, aty ku do të marrë pjesë në konferencën kushtuar Antonio Gramshit.

Gjatë kësaj vizite Meta ka takuar edhe një grup të komunitetit arbëresh në Plataci, për të cilët është shprehur se e kanë pritur mjaft mirë.

“Shumë i emocionuar nga pritja e ngrohtë e komunitetit shumë të dashur arbëresh të Plataci (Pllatënit) në Kalabri! 🇦🇱🤝🇮🇹”, shkruan Meta në Facebook./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...