Nis seanca ndaj Besnik Muçit, KP: Provat e reja nuk ndryshojnë rezultatin
Transmetuar më 07-11-2019, 10:05

Në Kolegjin e Posaçëm i Apelimit po zhvillohet seanca për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi. Komisioneri Publik paraqiti parashtrimet në lidhje me provat e reja të paraqitura nga Muçi në seancën e mëparshme. Sipas Komisionerit Publik, "provat e reja nuk sjellin ndonjë rezultat të ndryshëm nga ai mëparshmi."

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK që konfirmoi në detyrë prokurorin në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda, Tiranë Besnik Muçi. Sipas Komisionerit Publik, subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të nuk e justifikojnë pasurinë.

Nga ana e tij, Besnik Muçi ka kërkuar që të administrohet si provë bilanci i kompanisë turke, që është një nga huadhënësit. Muçi kërkoi të dorëzonte parashtrimet dhe në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze. “Kërkoj të administrohet si provë bilanci i kompanisë turke që është një nga huadhënësit. Aktet e dërguara nga Turqia, për bilancin financiar pozitiv të kompanive të një prej huadhënësve të mi në Turqi ende nuk ka mbërritur.

Kam konfirmuar që është nisur nga posta turke, por nuk ka mbërritur në atë shqiptare. Nëse me jepni kohën e nevojshme, deri në mbërritjen e tyre. Kam konstatuar se qëndrimi i KPK, lidhur me shpenzimet për jetesë të subjekteve, ka qenë duke iu referuar INSTAT-it”, deklaroi Muçi.

Sipas tij, Komisioneri publik pretendon një diferencë financiare prej 600 mijë lekësh të ndarë në 3 vite. “ILDKP dhe INSTAT kanë përdorur shifra mesatare të ndryshme për shpenzimet e një familjeje me 4 persona. Shpenzimet për jetesë nuk mund të jenë fikse gjatë 9 viteve. Krijohet një raport i pafavorshëm të ardhura-shpenzime. Shpenzimet për jetesë të vlerësuara nga 2003-2006, ILDKP ka përdorur mesataren kombëtare”, u shpreh Muçi./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...