Greqi, adoleshentja shqiptare godet 12 herë me thikë nënën në gjumë
Transmetuar më 06-11-2019, 22:38

Opinioni publik grek është tronditur nga një ngjarje e rëndë që ka për protagoniste një adoleshente shqiptare. Pak minuta pasi kishte luajtur gjatë në tablet me lojëra, e mitura mori një thikë në kuzhinë dhe shkoi në shtratin ku flinte e ëma duke e qëlluar plot 12 herë me thikë, raporton noa.al duke cituar një raport të detajuar që publikoi sot in.gr.

Ishte ora 02:00 e mëngjesit të së enjtes së kaluar, kur vajza 14-vjeçare shkoi në kuzhinë ku mori një thikë 23 centimetra, për t’u drejtuar më pas në dhomën ku flinte mamaja e saj dhe nisi ta godiste me thikë. E ëma e tmerruar ka bërtitur, britmat e së cilës kanë sjellë reagimin e vajzës tjetër. Kjo e fundit vrapoi drejt sallonit dhe i hoqi thikën nga dora motrës së saj binjake.

Vajza tjetër ka njoftuar policinë e cila ka mbërritur në vendngjarje bashkë më të edhe ambulanca.

Gruaja u dërgua me urgjencë në spital ku u konstatuan 12 plagë thike; 3 në krahun e majtë, 1 në shpatull, 2 në gjoks, 4 në pjesën e barkut dhe 2 në shpinë, kishte marrë nga plagosja e së bijës. Ajo qëndroi në spital për disa ditë ku u mbajt në kujdes intensiv, ndërsa aktualisht raportohet se  është jashtë rrezikut për jetën.

Në prani edhe të psikologes, policia shoqëroi vajzën 14-vjeçare për ta marrë në pyetje lidhur me këtë ngjarje të rëndë. E mitura e tronditur ka thënë se nuk mban mend asgjë. Motra e saj binjake u shpjegoi hetuesve se 14-vjeçarja po luante me video-lojëra deri në orët e vona të natës. Policia e ka lënë të lirë me kusht 14-vjeçaren, ndërsa oficerët e policisë nga Dapartamenti i të Miturve që po hetojnë ngjarje, thonë se janë të shokuar nga ky rast. Historia e rëndë tronditi opinionin publik në Greqi, kurse 14-vjeçarja vazhdon të insistojë se nuk i kujtohet asgjë nga veprimet e saj. 

Mediat greke bazuar në dëshmitë e fqinjëvë bëjnë të ditur, se familja është shumë e rregullt, nuk ka shkaktuar probleme. Edhe pse prindërit janë të divorcuar, babai i vajzave mban kontakte të vazhdueshme dhe ka marrëdhënie të shkëlqyera me to. Për më tepër, 14-vjeçarja që goditi me thikë të ëmën, është nxënëse me rezultate të larta në shkollë.

Loading...
Loading...