Transmetuar më 06-11-2019, 18:09

Dalin detaje të reja nga vrasja e Gergj Krygjës në Dukagjin, ngjarje e ndodhur ditën e sotme.

Mësohet se autorët e ekzekutimit të 43-vjeçarit kanë kaluar me makinë pranë banesës së viktimës përpara se të kryenin krimin.

Ende nuk ka persona të dyshuar për ekzekutimin e tij, ndërsa vijon puna për të rënë në gjurmët e vrasësve.

Viktima Gjergj Krygja, u vra me armë zjarri teksa kishte shkuar në fshatin e tij të lindjes në Sumë për të mbledhur zairetë e dimrit.

Ai kishte shkuar në tokat që kishte për të mbledhur prodhimet për dimrin, por u ekzekutua në afërsi të banesës së vjetër, ku dhe qëndronte kur shkonte në fshat.

Mister mbeten edhe arsyet e vrasjes së tij. /k.k/noa.al/

A mendoni se krimi ka përmasa shqetësuese në Shqipëri?
PO
JO
Create free online surveys

Personi i ekzekutuar në Dukagjin, komisioner i PS në zgjedhje

Ekzekutimi në Dukagjin, viktima ishte kthyer në vendlindje për të mbledhur prodhimet e dimrit

Vrasje me armë zjarri në Dukagjin të Shkodrës