Po vjen Franca, stadiumi gati! Radhë të gjata për një biletë
Transmetuar më 06-11-2019, 16:27

UEFA ende nuk e ka bërë zyrtare emrin e stadiumit të ri," Arena Kombëtare", që është planifikuar të hapë dyert dhe të inaugurohet për ndeshjen me Francën, më 17 Nëntor.

Megjithatë duket se UEFA nuk ka zgjidhje tjetër, sepse pavarësisht ndonjë mangësie, dy stadiumet e tjera nuk mund të jetë kurrsesi më komode.

FSHF madje ka nxjerrë në shitje biletat, dhe interesi është i jashtëzakonshëm.

Janë shitur të gjitha biletat on-line për ndeshjen ndaj Francës.

Tifozët vazhdojnë të mbajnë radhë të gjatë për të siguruar bileta në dyqanet e FSHF-së në kryeqytet, ndërsa mësohet se ka porosi për sasi të mëdha biletash të bëra nga institucionet shtetërore dhe kompanitë private.

Kur mbeten edhe 11 ditë nga ndeshja me Francën, ndonëse më 14 nëntor Shqipëria luan edhe me Andorrën, interesi është i jashtëzakonshëm për të parë nga afër kampionët e Botës.

Nga Federata nuk jepet shifër e saktë e biletave të shitura, pavarësisht se flitet për rreth 9 000 të tilla, në një stadium me kapacitet 22 000 vende. Në tribunën "Vip", ato janë të porositura me kohë. Ka bileta në tribunën qendrore dhe pas portave, por megjithatë pamjet flasin qartë, se në javën e fundit para ndeshjes, të interesuarit që nuk kanë siguruar një biletë, mund t’i drejtohen tregut të zi. /NOA.al

Loading...
Loading...