“Rrugëtimi për Shqipërinë”, pas Elbasanit dhe Korçës Basha drejt Shkodrës
Transmetuar më 06-11-2019, 11:45

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka nisur turin e takimeve me të rinjtë, të cilin e ka pagëzuar "Rrugëtimi për Shqipërinë”. Pas Elbasanit dhe Korçës, Basha do të jetë ditën e sotme në Shkodër, për të takuar të rinjtë e këtij qyteti.

"Shihemi sot në Shkodër në orën 17:00 me të rinj e të reja për të vazhduar bashkë "Rrugëtimin për Shqipërinë", -shkruan kreu i PD-së.

Emigracioni, punësimi i të rinjve dhe arsimi kanë qenë katër çështjet kryesore në të cilën është fokusuar kreu i Partisë Demokracisë, Lulzim Basha me të rinjtë në Elbasan dhe Korçës.

Objektivi i këtyre takime me qytetarët, siç njofton PD-ja, është projekti i zgjidhjeve afatgjata, për çdo çështje dhe problematikë që qytetarët do të ngrenë me Bashën.

Turi i takimeve vjen në një kohë, kur opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale, si e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza politike./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...