3.4 mln Euro në Toyota Yaris, Krimet e Rënda lirojnë nga burgu babë e bir
Transmetuar më 06-11-2019, 11:31

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ditën e sotme që të ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për Edi dhe Klevi Likës, për kapjen e 3.4 mln euro brenda makinës Toyota Yaris.

Për këtë procedim janë arrestuar 4 persona dhe 2 janë shpallur në kërkim kushërinjtë, Alfred e Elvis Vladi, për të cilët dyshohej se ishin personat që kanë porositur makinat Toyota Yaris.

Katër të arrestuarit në Shqipëri  janë Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, por që tashmë gjykata ka vendosur që babë e bir, të lirohen nga burgu.

Tre të parët akuzohen për “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, ndërsa Agim Çeka i akuzuar vetëm për "armëmbajtje pa leje".

Edhe prokuroria belge po kryen një hetim të sajin për origjinën e parave dhe destinacionin final të tyre por ky hetim mbetet i hapur, ndërsa pak javë më parë ata morën në pyetje në Shqipëri edhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Lideri demokrat ishte i pari që foli për miliona euro në sallën e parlamentit, ku policia më 24 qershor të vitit të kaluar kapi në Durrës 3.4 milionë euro në dy mjete “Toyota Yaris” të ardhura nga Belgjika./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...