Rama publikon pamjet, ja si duket stadiumi “Arena Kombëtare”
Transmetuar më 06-11-2019, 09:47

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar mëngjesin e ditës së sotme një video të stadiumit të ri kombëtar, “Arena Kombëtare”.

Nga pamjet e publikuara nga Rama, duket se stadiumit po i jepet dora e fundit, ndërsa të dielën pritet që të zhvillohet ndeshja testuese Vllaznia-Poloni për femra.

Sfida testuese ishte parashikuar për të dielën e shkuar (3 nëntor) ndërsa ky test u s’postua për këtë të dielë (10 nëntor).

Ndeshja e parë zyrtare që mund të luhet në stadiumin e ri, nëse do të bëhet gati, do të jetë  me 17 nëntor mes Shqipërisë dhe Francës.

Punimet në “Arenën Kombëtare” vijojnë me intensitet të lartë për të qenë gati për këtë sfidë, biletat kanë dalë në shitje, janë shpërndarë ftesat dhe gjithçka duket gati./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...