Dojna heq dorë nga “dashuria” e saj e parë, tregon arsyet pse
Transmetuar më 05-11-2019, 22:20

Dojna Mema e nisi eksperiencën e saj të parë në shtëpinë e Top Media si moderatore në emisionet radiofonike ndaj radioja ishte dashuria e saj e parë.

Ajo u bë pjesë e Top Albania Radio në vitin 2012 dhe që nga ai moment u bë pjesë aktive dhe e pandarë e dëgjuesve të radios me emisione si: “Live From Tirana”, “The Top List”, “Versus” apo “Disco Lancio”.

Por së fundmi, Dojna ka vendosur të largohet nga radio duke u fokusuar vetëm te televizioni.

Në një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram, moderatorja ka zbuluar se ky vendim ka qenë tërësisht personal. “Që që prej korrikut nuk jam më pjesë e radios. Erdhi si zgjedhje personale. Ndonjëherë është e rëndësishme të kujtojmë cilat janë prioritetet e vërteta në jetë”,- shkruan Dojna.

Loading...
Loading...