Shkon në spital me dhimbje, nëna shtatzënë vdes me foshnjën në prehër
Transmetuar më 05-11-2019, 13:52

Ajo erdhi në spital me dhimbje të forta, por diçka papritmas shkoi keq dhe një grua shtatzënë 37-vjeçare, Sandra Masino, vdiq së bashku me djalin që mbante në bark.

Tragjedia ka ndodhur dje, e hënë 4 nëntor, në San Carlo në Potenza, Itali, ku nëna e ardhshme, me origjinë nga Villa d’Agri, një fshat i Marsicovetere, u transportua nga pjesëtarët e familjes pasi u ndje keq.

Sipas një rikonstruksioni të parë të incidentit, mjekët konstatuan vdekjen e fetusit ndërsa gruaja ishte me hemoragji të rëndë dhe pas orëve të shumta të trajtimit dhe transfuzioneve dhe, sipas raportimeve në shtypin lokal, zemra e saj ndaloi së rrahuri në njësinë e kujdesit intensiv disa orë më vonë, pasi mjekët bënë lindjen e foshnjës. Sidoqoftë, shumë aspekte ende duhet të sqarohen.

Prokurori Publik i Potenzës ka urdhëruar autopsinë në trupin e gruas së re që të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes. Gruaja që humbi jetën la pas burrin e saj Giovanni dhe një djalë tjetër, Andrea./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...