Emërimet e drejtorëve të rinj, Rama mbledh sot drejtuesit e PS-së Shkodër
Transmetuar më 05-11-2019, 09:07

Shkodra po kthehet në një krizë të brendshme politike në Partinë Socialiste, pas dështimit të strategjisë së Edi Ramës për këtë qark.

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sërish drejtuesit politikë dhe deputetët e Shkodrës sot në orën 09:00. Takimi do të mbahet në selinë PS dhe temë diskutimi pritet të jenë emërimet në Qarkun e Shkodrës.

Ndërkohë që procesi i emërimit të drejtorëve rajonalë tashmë është marrë në dorë nga vetë kryeministri Edi Rama, duke qenë se ngritja e dy komisioneve që do të merrej me këtë çështje u kontestua vazhdimisht nga të gjitha palët duke sjellë debate të shumta në parti.

Deputeti Paulin Sterkaj u shpreh në mbledhje e drejteusve të veriut se çështja e emërimit të drejtorëve të rinj është kthyer në tender pasi secili propozon emrat e tij.

Ndërsa pak ditë më parë deputeti socialist Arben Pëllumbi deklaroi pas mbledhjes me tone të ashpra, se me vendim të kryesisë të PS-së është shkrirë struktura drejtuese e PS në Shkodër. Ai tha se presidenti Ilir Meta duhet të caktojë një datë për zgjedhje të parakohshme në Shkodër.

Edhe pse në fushatë për zgjedhjet e 30 qershorit, Edi Rama premtoi investime në këtë qytet, mesa duket Shkodra nuk po i ngjit Kryeministrit. Pasi edhe pse fitoj lokalet nuk ka një kryebashkiak në krye të Shkodrës, për shkak se i emëruari i tij Valdrin Pjetri u prek nga ligji i dekriminalizimit./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...