Transmetuar më 04-11-2019, 17:15

Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, u prit sot në një takim, nga kreu i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

"Sot në Shkup takova kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, me bashkëpunëtorët e tij. I shoqëruar nga anëtarët e kryesisë, znj, Fitore Pacolli-Dalipi dhe z. Liburn Aliu, biseduam për situatën politike në dy vendet tona, mundësitë e bashkërendimit të ndërsjellë, raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian", tha Albin Kurti, pas takimit.

Edhe pse nuk e ka marrë zyrtarisht detyrën, Albin Kurti ka nisur nga puna më herët. Pas Tiranës ai zhvillon takime të nivelit të lartë edhe në Shkup. Lidhur me takimin që pati sot me Zaev, Kurti se "do të mbetemi në komunikim të vazhdueshëm për takime e bashkëpunime në të ardhmen".

Interesat është fakti se Labin Kurti nuk është pritur me flamurin kombëtar, por me simbolet e reja të Kosovës, ndërsa ai paralajmëroi se do t’i respektojë ato në takime zyrtare, por do të mbetet besnik i flamurit kuqezi dhe i simboleve kombëtare, edhe kur të marrë postin e kryeministrit./NOA.al