“Dënimi s’ishte asgjë”, Rezarta dedikim special Ermalit: Në të mirë e në të keqe…
Transmetuar më 04-11-2019, 16:38

Këngëtarja Rezarta Shkurta mbetet një nga personazhet më të komentuar të showbiz-it!

Shtatorin e vitit të shkuar, bashkëshorti i saj Ermal Hoxha u lirua nga burgu pasi vuajti tre vite dënimin me heqje lirie, dhe nga ajo kohë e deri më tani, është  i pandashëm nga Rezarta dhe vajza e tyre Hera.

Më herët këtë vit, gjatë pushimeve në Dubai, Hoxha i propozoi për martesë të dashurës së tij të zemrës pas 15-vitesh bashkë.

Shumë e lumtur Rezarta do të ndante këtë foto në Instagram dhe do e shoqëronte me këto fjalë:  Në të mirë e në të keqe gjithmonë pranë teje! Të Dua”.

Më herët ajo pati folur me ditët e saj të errëta dhe kjo lidhej me dënimin e Ermalit.

“Ka pasur vështirësitë e veta. Nuk ka qenë e lehtë 4 vite mungesë dhe e kuptuam se ishin shumë kur ishim përballë njëri-tjetrit. Mendoj se fatmirësisht dhe fatkeqësisht jam çmendurisht e dashuruar me atë burrë dhe më vjen pak inat sepse mund ta quaj veten grua të varur nga dashuria për partnerin e saj. Dashuria na bëri të kalojmë çdo gjë dhe jam e bindur që kjo sprovë që kaluam ishte asgjë, mund të kalojmë dallgë më të mëdha dhe Zoti mos na vëntë në prova të tilla”, është shprehur Rezarta. /NOA.al

Loading...
Loading...