Vajza 18 vjeçe gjendet e varur në kangjellat e shtëpisë… kishte harruar çelësat
Transmetuar më 04-11-2019, 10:18

U kthye në shtëpi pas mbrëmjes së kaluar me miqtë në diskotekë, por befas kuptoi se nuk i kishte çelësat dhe vendosi të kapërcente kangjellat e portës, por mbeti e varur në fyt me bluzën që kishte veshur.

Është kjo ngjarja e rëndë e ndodhur gjatë natës mes të shtunës dhe të diela, në Ivrea, të Piemonte, Itali.

Një vajzë 18-vjeçare, Erika Russo Testagrossa, gjeti vdekjen tragjikisht, e varur në kangjellat e vilës ku jetonte.

Ngjarja e rëndë u zbulua mëngjesin e së dielës nga motra e viktimës, e cila vuri kujën.

Në vendin e ngjarjes mbërriti mjeku ligjor dhe policia, ku paraprakisht dyshohet për ngjarje aksidentale, ndërkohë që hetimet lidhur me ngjarjen janë në vijim. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...