Transmetuar më 03-11-2019, 20:24

Një incident  ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, gjatë një ceremonie në Teatrin “Migjeni”.

Presidenca do të dekoronte me titullin “Nderi i Kombit” Teatrin “Migjeni” në kuadër të 70-vjetorit të tij, ndërsa aktiviteti është dashur të ndërpritet për disa minuta për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Të pranishmit kanë ndezur blicet e celularëve të tyre pasi salla është errësuar e gjitha, ndërsa ky ishte eventi më i rëndësishëm kulturur për qytetin e Shkodrës këtë vit pasi Teatri “Migjeni” është i vetmi në vend që i akordohet titulli “Nderi i Kombit”.

Të pranishëm në sallë ishin përfaqësues të presidentit Meta, deputetë të mazhorancës dhe përfaqësues të lartë të politikës.

Mësohet se aktiviteti ndërkohë nuk është ndërprerë duke vijuar kështu axhendën e parashikuar pas rikthimit të energjisë.

Më poshtë keni pamjet: