Kukësi likuidon Flamurtarin dhe prek kreun, pikë të barabarta me Tiranën
Transmetuar më 03-11-2019, 17:01

Kukësi fiton më mjaft vështirësi përballë Flamurtarit të vendit të fundit, por në fund ajo që ka rëndësi janë tre pikët.

Në letër u duk takim i lehtë për verilindorët, por në fushë u tregua diçka ndryshe.

Goli i fitores do të vinte vetëm në minutën e 57-të me anë të Dakut.

Me këtë fitore Kukësi ngjitet në vendin e parë me Tiranën, nga 18 pikë secila skuadër.

Ndërkohë, Flamurtari thellon krizën dhe qëndron i fundit në tabelë me vetëm 3 pikë. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...