Juventus fiton derbin me Torinon dhe i merr kreun Interit
Transmetuar më 02-11-2019, 23:12

Skuadra e Juventusit ka marrë një fitore të çmuar gjatë mbrëmjes së sotme në derbin përballë Torinos.

Takimi i luajtur këtë mbrëmje, përfundoi me rezultatin minimal 1-0.

Ka qenë mbrojtësi holandez De Ligt, i ardhur me shumë bujë këtë sezon, që i ka dhënë fitoren bardhezinjve, duke i dhënë edhe kryesimin e “Serisë A” italiane, që u mor nga Interi përkohësisht, pas fitores me Bolonjën.

Pas këtij trumfi, Juventus kryeson me 29 pikë, ndersa e ndjek në vendin e dytë Inter me 28 pikë.

Vendi i tretë i takon Romës, që ka marrë 3 fitore radhazi në 3 ndeshjet e fundit./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...