Transmetuar më 01-11-2019, 14:47

Është shtyrë ndeshja testuese e stadiumit Kombëtar. Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit që ka njoftuar se ndeshja e kampionatit, Vlaznia-Apolonia, e planifikuar për tu luajtur në stadiumin e ri kombëtar ditën e diel, datë 3 Nëntor, ora 19:00, do të spostohet për të dielën e ardhshme.

Sipas Federatës kjo shtyrje është bërë për shkak të një rimbjellje të fushës për periudhën e dimrit.

Sipas FSHF konsulta është bërë me kompaninë greke e cila ka kryer shtrimin dhe mirëmbajtjen e tapetit të fushës, dhe më pas u vendos që ndeshja të spostohet për të pasur një fushë në gjendje optimale në prag të ndeshjes inaguruese që do të zhvillohet më datë 17 Nëntor, kundër Francës.

Ndërkohë FSHF deklaron se biletat e shpërndara për ndeshjen testuese mund të përdoren në datë 10 Nëntor.