Transmetuar më 01-11-2019, 12:03

Një vajzë 25-vjeçare, Jenna Schardt, e cila duhet të hiqte një masë tumorale në tru, iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale verebrale.

Ajo u operua nga Methodist Dallas Medical Center, SHBA, duke e transmetuar gjithçka direkt në Facebook Live, për afro 45 minuta.

Operacioni i kësaj të marte u pa nga mijëra persona, me mbi 45 mijë ndjekës të lidhur, ndërkohë që Jenna qëndroi zgjuar gjatë gjithë ndërhyrjes.

Përveç mbi një mijë komenteve, mes pyetjeve për procedurat dhe inkurajimit për mjekët, në video pacientja shihej e rrethuar nga një mbulesë blu, ndërkohë që një zë në sfond i shpjegonte fazat e operacionit.

Ky nuk është rasti i parë kur një ndërhyrje kirurgjikale transmetohet në straming, edhe pse një rast i tillë nuk ishte bërë publik.

Në vitin 2018, në Texas, një grua me tumor në gji, pranoi që të operohej live për të sensibilizuuar lidhur me sëmundjen, shkruan noa.al.

“Jenna na lejoi që ta ndajmë ndërhyrjen direkt, për të sensibilizuar personat me të njëjtin problem që ka një zgjidhje. Jemi të befasuar me mënyrën si e përballoi”, shprehen mjekët e spitalit. /a.y/noa.al