Receta e kësaj ëmbëlsire, është përgjigjja kur nuk di çfarë ëmbëlsire të përgatisësh.
Përbërësit për 12- 16 porcione
Mbushja e kungullit: 1 kanaçe pure kungulli e paëmbëlsuar, ose përgatiteni vetë , 1 filxhan sheqer kaf, 3 vezë të mëdha, të lëna më parë në temperaturën e ambientit, Gjysmë filxhan krem djathi, gjysmë filxhani qumësht i kondensuar, një çerek lugë kripë pak e ashpër, gjysmë luge çaji pluhur kungulli
Keku i verdhë: 1 filxhan qumësht, 2 pako gjalpë pa kripë, në temperaturën e dhomës, plus për tavën, 2 e gjysmë filxhanë miell, plus për tavën, 2 lugë çaji pluhur pjekës, 1 lugë çaji kripë pak e ashpër, 1 e gjysmë filxhan sheqer me kristale, 3 vezë të mëdha, në temperaturën e dhomës, 2 lugë çaji ekstrakt vaniljeje natyrale, sheqer pluhur, për dekorin.
Përgatitja
Përgatit mbushjen me kungull: Përziej të gjithë përbësit në një tas të madh deri sa të bëhen një masë e lëmuar. Vendoseni mënjanë ndërsa përgatit shtresën e kekut.
Përgatit shtresën e kekut: Parangroh furrën në 180 gradë Celsius. Lyej me gjalpë dhe miell një tavë 22 me 34 cm dhe lëreni.
Përziej miellin, majanë e ëmbëlsirave dhe kripën në një tas. Në një enë të veçantë, rrih gjalpin dhe sheqerin me një mikser elektrik deri sa të bëhet I lehtë dhe me shkumë, 5 deri 7 minuta. Ndaje nga anët e enës dhe rrih vezët një nga një derisa të bashkohen, duke e veçuar nga ena para se të hedhësh tjetërën. Përziej dhe vaniljen.
Shto një të tretën e përzierjes së miellit në këtë përzierje dhe rrihe deri sa të bashkohet. Shkëpute nga faqet e brendshme të enës dhe shto gjysmën e qumështit. Rrihe deri sa të bashkohet dhe përsërit, duke hedhur një herë miellin dhe një herë qumështin, derisa të përfundosh me një të tretën e fundit të miellit.
Hidh brumin në tavën e përgatitur më parë, duke e shtruar me një spatula ose me thikë të madhe. Hidh mbushjen e kungullit mbi brumin e kekut dhe sheshoje. Piqë deri sa keku të marrë ngjyrë të kafenjtë të artë dhe mbushja e kungullit të mos lëkundet në qendër, 70 deri në 85 minuta. Lëre të ftohet plotësisht dhe, kur do e shërbesh, pluhurose sipër të gjithin me sheqerin pluhur.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd